Skuadra nënkampione e Italisë, Interi, sulmuesit argjentinas, Paulo Dybala, i ka ofruar një kontratë katër vjeçare, me një pagë vjetore në vlerë prej 6 milionë euro. Mirëpo kjo nuk është e tëra, pasi Dybala do të përfitonte edhe bonuse të larta shtesë.
Dëshira e yllit argjentinas është të mbetet në Serie A, ku ka luajtur më përpara për Palermon dhe Juventusin. Përveç Interit, interesim për Dybalan kishte dhe nga Roma e Milan, por asnjëherë ofertë konkrete.
Si Pasojë, Dybala kërkon t’i bashkohet sa më shpejt Interit, ashtu që sipas mediave në Itali, të dyja palët do të gjejnë akordin brenda javës tjetër.