Futbollisti bullgar u operua në kokë, do qëndroj për 10 ditë në spitalin e Tbilisit

Mesfushori bullgar, Todor Nedelev është në gjendje stabile pasi mbrëmë i është nënshtruar një operacioni urgjent në kokë në Tbilisi, njoftojnë nga kampi i kombëtares bullgare të futbollit.

Nedelev e pësoi më keq nga aksidenti i mbrëmshëm mes dy autobusëve që po transportonin futbollistët bullgar nga aeroporti në hotel në kryeqytetin gjeorgjian para ndeshjes së Ligës së Kombeve, që Gjeorgjia dhe Bullgaria do ta zhvillojnë të dielën.


Futbollistët e Bullgarisë përfshihen në aksident trafiku në Tbilisi, e pëson mesfushori Nedelev


Mesfushorit të Botevit (Plovdiv) i është hequr një copë kocke dhe një copë xhami nga koka, ndërsa ai do të qëndrojë në spital në Tbilisi për të paktën dhjetë ditë dhe sipas parashikimeve fillestare, Nedelev do të shërohet për rreth tre muaj.

Pjesa tjetër e ekipit janë në gjendje relativisht të mirë fizike, edhe pse disa prej tyre ankohen për dhimbje në qafë si pasojë e goditjes së fortë mes dy autobusëve, kur i pari kishte frenuar papritmas pasi para tij ishte ndalur një makinë.

Leave a Reply