FC Shkupi aktualisht ndodhet në Ohër, ku po zhvillon fazën e parë të përgatitjeve, ndërsa me datë 17 qershor “bardhekaltërit” nga Çairi do të nisen drejt Turqisë, ku do të zhvillojnë fazën kryesore para ndeshjeve eliminatore në kuadër të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.
Në tokën turke skuadra jonë kampione ka paraparë të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore, e ku vlen të theksohet ajo e 22 qershorit kundër gjigandëve të Fenerbahçes.
Përveç këtij takimi, FC Shkupi në tokën turke do të zhvillojë edhe 2-3 takime tjera, ndërsa miqësoren e parë do ta zhvillojë me 14 qershor në Ohër kundër skuadrës kampione të Kosovës, KF Ballkani.
Kujtojmë vitin e kaluar, skuadra e Goce Sedlloskit luajti një miqësore luksi edhe ndaj skuadrës tjetër nga Stamboll, Beshiktash. (infOSport.mk)