Ard Kasami vazhdon bashkëpunimin me Struga Trim Lum

Ard Kasami dhe Struga Trim Lum kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera, njofton “infOSport.mk”.

24-vjeçari pjesë e klubit strugan është që nga viti 2018-të, kur si një 20-vjeçar erdhi nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa tashmë si një lojtar i pjekur, i njëjti bënë pjesë në planet e Struga Trim Lum edhe për sezonet në vijim.

Për shkak të një dëmtimi, ai një kohë më të gjatë ishte larg fushave të futbollit, duke u rikthyer edicionin e kaluar, kur zhvilloi 14 paraqitje.

Ndryshe në total me Struga Trim Lum, Ard Kasami numëron 53 ndeshje. (infOSport.mk)

Leave a Reply