Partizani e dëshiron Demirin, por çështje bëhet kontrata

Partizani me Drejtorin e ri Sportiv, Elton Marini po analizon mirë tregun e merkatos, aty ku pritet të transferojnë disa emra të njohur për futbollin shqiptarë. Një ndër ata, është edhe emri i Besir Demirit, mbrojtësit të krahut të majtë, i cili së fundmi ishte pjesë e Dinamo Tiranës.

“Demat” kanë nisur kontaktet e para me shkupjanin, mirëpo problem për transferimin e 27 vjeçarit është kontrata me Dinamon.

Demiri me skuadrën tjetër nga kryeqendra shqiptare është i lidhur deri në verën e vitit 2023, ashtu që largimi i tij duhet të ndodh edhe me konsensusin e Dinamos.

Ish futbollisti i FC Shkupi dhe Shkëndijës pjesë e futbollit shqiptarë është që nga viti 2020, duke luajtur për një vit edhe me Kukësin, ndërsa gjatë karrierës së tij, i njëjti ka luajtur edhe me Vardarin në Maqedoni, me Zhilinën në Sllovaki dhe Mariupolin në Ukrainë. (infOSport.mk)

Leave a Reply