Luan Abazi i siguroi fitoren Maqedonisë U21 në miqësoren ndaj Bosnje e H.

Sulmuesi shqiptarë i skuadrës zvicerane të Vill, Luan Abazi, rezultoi deçiziv në fitoren minimale të përfaqësueses shpresa të vendit përballë moshatarëve të Bosnje e Hercegovinës, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë e këtij takimi të zhvilluar në stadiumin e Gjorçe Petrovit, nuk prodhoi gola, ndërsa vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë, sulmuesi shqiptarë i Vill, Abazi arriti që të tund rrjetën e boshnjakëve.

20-vjeçari Abazi luajti edhe në dy ndeshjet eliminatore të këtij muaji, mirëpo i njëjti do të jetë edhe pjesë e skuadrës së re të Maqedonisë U21, tek e cila trajneri Dragan Kanatllarovski do të mbështetet për ciklet e reja eliminatore.

Është kjo ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve, teksa ndeshjen e dytë do ta zhvillojnë të dielën në terrenin e FFM-së me fillim në ora 17:00. (infOSport.mk)

Foto: sportmedia.mk

Leave a Reply