Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Drita e Gjilanit transferon brazilianin Zhunior

Ashtu edhe siç paralajmëruam një javë më parë, ashtu edhe ndodhi. Braziliani Iran Zhunior sezonin e ri do të veshë fanellën e Dritës së Gjilanit, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një mesfushor me tipare sulmuese, i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Ulpianës në Superligën e Kosovës, ashtu që e njeh mjaft mirë kampionatin kosovar.

Zhunior me Ulpianën edicionin e kaluar zhvilloi 33 ndeshje, duke regjistruar edhe 5 gola dhe 2 asistime.


   Drita e Nuhiut transferon brazilianin Zhunior


Ndryshe 26-vjeçari Zhunior në futbollin kosovar erdhi nga kampionati i Shqipërisë, ku më parë kishte luajtur me Besën e Kavajës dhe së fundmi me Teutën e Durrësit.

Braziliani Zhunior bëhet kështu përforcimi i katërt për Dritën e Ardian Nuhiut, pas Besnik Krasniqit të Prishtinës, Blendi Baftiut të Ballkanit, dhe portierit Florian Smakiqit, që erdhi nga skuadra e Feronikelit. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply