Nis epoka e Ramadanit te Gjilani, shkupjani zhvillon stërvitjen e parë

Epoka e Zekirija Ramadanit te Gjilani tashmë ka nisur edhe zyrtarisht. Strategu shkupjan sot e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me “kuqebardhët”, shkruan “infOSport.mk”.

Faqja zyrtare e SC Gjilanit ka ndarë pamjet në rrjetet sociale të stërvitjes së parë të Ramadanit.

Ramadani me Gjilanin, një ndër skuadrat më të mira në Kosovë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, me shpresë se më në fund do të sjellë triofeun e kampionit në vitrinat e kësaj skuadre.

Me ardhjen e tij, Gjilani bëri të ditur se në ditët në vijim do të sjellin edhe përforcimet e para, ndërsa si emër i parë përmendet ai i Ilir Allmuçës, për shërbimet e të cilit gjithashtu interesohet edhe Partizani.

Kujtojmë Ramadani para se të pranojë ofertën e Gjilanit, drejtoi ekipin e Egnatias, me të cilën skuadër  siguroi mbijetesën në Superligën shqiptare. (infOSport.mk)

Leave a Reply