Milevski ka gati formacionin anti-Gjeorgji

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka zbuluar formacionin me të cilin do dalë përballë Gjeorgjisë në ndeshjen e xhiros së tretë në kuadër të Lihës së Kombeve, Liga “C”, grupi 4, njofton “infOSport.mk”.

Milevski nuk ka preferuar të bëjë eksperimente edhe për këtë ndeshje, duke ju dhënë mundësinë futbollistëve më të përgatitur për momentin.

Edhe sot, Milevski do të luaj me formacionin 4-2-3-1, me Ristovskin që do të jetë më i avansuari dhe vazhdimisht i ndihmuar edhe nga Aleksandar Trajkovski.

Edhe në këtë ndeshje te Maqedonia shiritin e kapitenit do të mbajë Enis Bardhi.

Kujtojmë ndeshja midis Maqedonisë dhe Gjeorgjisë në arenën “Todor Proeski” starton në ora 20:45. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply