Emran Ramadani edhe zyrtarisht sezonin e ri do të luaj te Gostivari. Është ky një super përforcim për ekipin e Gostivarit, që shihet si një ndër skuadrat pretendente për inkuadrim në Ligën e Parë.
“infOSport.mk” për transferimin e Ramadanit te Gostivari kishte njoftuar që me 4 qershor, ndërsa i njëjti u prezantua me fanellën e kësaj skuadre pasditën e së mërkurës.
Ramadani me Gostivarin ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me shpresë se në fund të sezonit do të dalin kampion dhe do të sigurojnë një vend për në Ligën e Parë.
Ramadani te Gostivari vjen nga rradhët e Renovës, për të cilën skuadër edicionin e kaluar zhvilloi 28 ndeshje, duke realizuar 1 gol dhe 4 asiste. Ndryshe me Renovën Ramadani numëron gjithsej 214 ndeshje në Ligën e Parë, ku ka regjistruar edhe 32 gola dhe 15 asistime. (infOSport.mk)