Tetovës i shtohen 4 trajner të rinj. Fjala është për Agron Memedin, Argjent Gafurin, Izair Eminin dhe Hekuran Xheladinin. Ky i fundit punon me grupmoshat e reja te Shkëndija, ndërsa 3 emrat e parë njihen për karrierën e tyre të bujshme me Renovën, njofton “infOSport.mk”.
Memedi, Gafuri, Xheladini dhe Emini kanë përfunduar me sukses kursin për trajner futbolli, duke u pajisur kështu me licencën UEFA C.
Kujtojmë Memedi dhe Emini kanë luajtur edhe me Shkëndijën, teksa Gafuri përveç me Renovën, kishte qenë pjesë edhe e Falmurtarit të Vlorës dhe së fundmi e skuadrës së Voska Sport, te e cila skuadër luajnë bashkë me Izair Eminin.
Kur jemi tek Emini, vlen të theksohet se emri i tij është i njohur dhe në kampionatin shqiptar, teksa vite më parë kontribuonte për Kukësin, me të cilën skuadër kishte fituar 3 trofetë e mundshëm, Kupën e Shqipërisë (2016), SuperKupën e Shqipërisë (2016) dhe titullin kampion (2017), gjë të cilën e kishte bërë edhe me Shkëndijën për 3 herë të plota (2011, 2018, 2019), por edhe me Dritën e Gjilanit, kur ishte shpallur kampion i Kosovës në vitin 2020.
Përveç këtyre titujve ekipore, Emini në vitin 2015-të kishte fituar edhe çmimin individual, si golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë, kur me fanellën e Renovës kishte realizuar 20 gola. (infOSport.mk)