Sulmuesi Simonovski vazhdon kontratën me Dritën e Gjilanit

Sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski, ka vazhduar kontratën me Dritën e Gjilanit, që edhe edicionin e ri do të udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, njofton “infOSport.mk”.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga faqja zyrtare e klubit nga Gjilani, skuadër kjo që më parë vazhdoi bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin, ndërsa nënshkroi me Blendi Baftiun, portierin Florjan Smakiqin dhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Besnik Krasniqin.

Ndërkohë ndodhën edhe disa largime, e që gjithçka nisi me Astrit Fazliun, portierin Leutrim Rexhepin, sulmuesin Betim Haxhimusa dhe “ministrin e mbrojtjes”, Ardian Cuculi.

Sa i përket kontratës së re të sulmuesit maqedonas Simonovski, ky i fundit te Drita do të qëndrojë edhe një vit.

30-vjeçari edicionin e kaluar shënoi 18 gola në 38 ndeshje, duke u bërë këhstu golashënuesi më i suksesshëm te Drita e Gjilanit në dekadën e fundit.

Simonovski te Drita erdhi verën e vitit 2021 nga rradhët e Feronikelit. (infOSport.mk)

Leave a Reply