Kombëtarja shqiptare pas barazimit me Islandën, këtë të premte në ‘Air Albania’ përballet me Izraelin, në sfidën e dytë të Ligës së Kombeve.
UEFA tashmë ka publikuar gjyqtarin që do ta ndajnë drejtësinë në duelin Shqipëri-Izrael.
Do të jetë portugezi Tiago Martins që do të gjykojë sfidën e radhës të kuqezinjve.
Ai do të ndihmohet nga Luis Kampos, Rui Teikseira dhe Andre Narçiso.
Ndeshja e së premtes në “Air Albania” të Tiranës do të startojë në ora 20:45.