Probleme për Edi Rejën në prag të sfidës me Izraelin, mungojnë dy sulmuesit kryesor!

Kombëtarja e Shqipërisë sezonin e ri në Ligën e Kombeve e nisi me një barazim 1:1 në transfertë kundër Islandës. Mirëpo kjo ndeshje tashmë i takon së kaluarës, ashtu që “kuqezinjtë” gjithë vëmendjen kanë kthyer nga ndeshja e radhës kundër Izraelit, që do të luhet më datë 10 qershor në “Air Albania Stadium” në Tiranë.

Kuqezinjtë të cilat janë pjesë Grupit 2 në Ligën B, kanë objektiv kryesor vendin e parë në grup, megjithatë për sfidën me Izraelin, trajneri Edi Reja po has në probleme, pasi në dyshim janë dy nga sulmuesit kryesor të skuadrës.

Sulmuesi Myrto Uzuni, i cili kaloi një dëmtim, ende nuk është në 100% të formës fizike, edhe pse i është bashkuar grupit, teksa e ngjashme është situata edhe me Armando Brojan.

20-vjeçari ishte i infektuar me COVID-19, por ka lënë gjithçka pas dhe i është bashkuar grupit të kuqezinjve në stërvitje. Mbetet të shihet nëse deri të premtën do ndodh mrrekullia dhe këta dy futbollistë do të jenë në gjendje për të ndihmuar kombëtaren shqiptare në ndeshjen e parë në Tiranë në kuadër të sezOnit të ri në Ligën e Kombeve. (infOSport.mk)

Leave a Reply