Bëri një sezon të shkëlqyeshëm me Empolin, ndërsa kjo ka bërë që shumë skuadra të vihen pas talentit tetovar, Nedim Bajrami. Përveç skuadrave në Itali, së fundmi interes për shërbimet e fantazistit “’kuqezi” ka shfaqur skuadra e Arsenalit, pjesë e së cilës është edhe Granit Xhaka.
Është trajneri i “topçinjëve”, Mikael Arteta që pëlqen mesfushorin shqiptarë, i cili me Empolin edicionin e kaluar zhvilloi 38 ndeshje, duke realizuar 9 gola.
Përveç Bajramit, nga Empoli pritet të largohet edhe shqiptari tjetër, Kristian Asllani, që me shumë mundësi do shkojë tek Interi.
“Zikaltërit” e shohin si pasardhësin ideal të kroatit Brozoviç, tani mister mbetet vetëm mënyra e transferimit. Zyrtarizimi pritet të vijë nga dita në ditë.