Zherome Boateng mund të largohet jo vetëm nga Lyoni por edhe nga futbolli francez.
Sipas mediave turke, kampionët e rinj të Turqisë, Trabzonspor janë hedhur në sulm për yllin e Lyonit.
Krerët e Trabzonspor tashmë janë duke punuar intensivisht për ndërtimin e një skuadre të fuqishme për garat evropiane, por edhe për sezonin e ri në elitën e futbollit të Turqisë.
“Kampionët e Turqisë, Trabzonspor janë të interesuar për sulmuesin e Lyonit, Jérôme Boateng”, shkruajnë mediat turke.
Boateng nuk është lojtari i vetëm që po kërkohet nga gjiganti turk, por siç raportohet, Trabzonspor janë duke i monitoruar edhe disa lojtarë tjerë cilësorë të disa klubeve evropiane.