Shkëndija e Tetovës është në fazën përgatitore dhe kur kuqezinjtë kanë ardhur në fazën e dytë për të udhëtuar drejt Sllovenisë, drejtuesit e ekipit tetovarë po vazhdojnë bisedimet me trajnerët më të përshtatshëm që mund ta rikthejnë skuadrën në nivelet e më të mirëve vendor.
Deri më tani janë përfolur emra të ndryshëm të trajnerëve, që mund të marrin udhëheqjen e ekipit tetovar, ndërsa i fundit që del në horizont është Shpëtim Duro. Bëhet fjal për trajner që ka qenë në dy periudha te Shkëndija nën udhëheqjen e kompanisë Ekolog dhe kjo mund të jetë e treta e vërteta për të fituar titullin me Shpëtim Duron në pankinë.
Duro në sezonin që lamë pas drejtoi Laçin, me të cilët arritën deri në finale të Kupës së Shqipërisë, ku humbën nga Vllaznia e Shkodrës. Duro në të kaluarën ka udhëhequr edhe ekipet si Kukësi, Drita, Flamurtari, Partizani, Vllaznia, Skenderbeu, Apollonia, Besa, Bylysi e Dinamo Tirana.