Nuk kanë të ndalur largimet nga Shkëndija, pas Timovskit ja cili është futbollisti i rradhës që largohet

Pas Angelçe Timovskit, mbrojtësit të krahut të djathtë, nga Shkëndija largohet edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Zija Merxhani, njofton “infOSport.mk”.

Klubi tetovar dhe Merxhani kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët, ndërsa bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.

26-vjeçari te Shkëndija erdhi janarin e vitit 2019-të, mirëpo shkaku i konkurrencës së madhe, i njëjti asnjëherë nuk arriti që të jetë një titullarë fiks te skuadra “kuqezi”, për të cilën edicionin e fundit u paraqit në 15 ndeshje kampionale.

Ndryshe me Shkëndijën në total, Merxhani numëron 33 ndeshje.

Informcione jo zyrtare pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se largimet nga KF Shkëndija do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, ndërsa si emër potencial për tu larguar, përmendet edhe ai i Sabit Bilalit. (infOSport.mk)

 

 

Leave a Reply