Burim Aliev, qendërmbrojtësi 21-vjeçar edhe përfundimisht ka ndarë rrugët me Borecin, pjesë e së cilës skuadër ishte që nga vera e vitit të kaluar, njofton “infOSport.mk”.
Aliev te Boreci erdhi nga skuadra kroate e Kutjevo, ku kishte vendosur të provoj veten, pas aventurës që pati me Korabin në Ligën e Dytë.
Ndryshe karrierën e tij e kishte nisur tek të rinjët e Vardarit, për tu transferuar më pas tek “komshinjët” e Rabotniçkit, derisa te Boreci regjistroi paraqitjet e tij të para në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Mbrojtësi shkupjan me fanellën e skuadrës nga Velesi u paraqit në 14 ndeshje, në pjesën e tyre më të madhe si titullarë, ndërsa tashmë kur është një agjent i lirë, Aliev është në kërkim të sfidave të reja në karrierën e tij, e cila besojmë që sa po ka filluar. (infOSport.mk)