Edhe pse përflitej për një largim të tij nga rradhët e skuadrës kampione të Tiranës, Kristijan Toshevski, do vazhdojë të mbetet pjesë e kësaj skadre, të paktën edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”.
Një gjë e tillë pritet të ndodhë pasditën e sotme, me Toshevskin që është pajtuar me kushtet e ofruara nga ana e drejttuesve të Tiranës.
Toshevski pjesë e Tiranës është që nga vera e vitit 2020, kur arriti nga rradhët e Vardarit.
Edicionin që lamë pas, në të cilin Tirana u shpall kampione, Toshevski u paraqit në 31 ndeshje, ndërsa në total me fanellën “bardheblu, mbrojtësi i krahut të djathtë ka regjistruar 66 paraqitje. (infOSport.mk)