Bashkim Veliu gati të rikthehet në vendlindjen e tij pas aventurës një vjeçare te skuadra e Laçit në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
Veliu skuadrës laçiane iu bashkua verën e vitit të kaluar nga rradhët e Renovës, ekipi i vetëm me të cilin kishte luajtur mbrojtësi i krahut të djathtë gjatë karrierës së tij.
Veliu bëri një sezon të shkëlqyeshëm me Laçin, duke zhvilluar 44 ndeshje mes kampionatit, kupës së Shqipërisë dhe ndeshjeve në kuadër të Ligës së Konferencës. Pikërisht paraqitjet e tij bindëse kanë zgjuar interesimin e drejtuesve “kuqezi”, të cilët njohin mjaft mirë kualitetet e Veliut, i cili në elitën e futbollit vendor numëron 162 ndeshje, që të gjitha me Renovën, për të cilën skuadër kishte regjistruar edhe 4 gola dhe 10 asistime. (infOSport.mk)