Antonio Kalanoski i thotë “PO” FC Shkupit

Antonio Kalanoski sezonin e ri do të luaj me FC Shkupin, me të cilën skuadër do të ketë mundësinë të luaj në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Kalanoski te FC Shkupi vjen nga rradhët e Sileksit, me të cilën skuadër luajti në finalen e madhe të Kupës, ndërsa gjithashtu ndihmoi skuadrën nga Kratova për tu rikthyer në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se 28-vjeçari me kampionët e vendit ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Kalanoski luan si mesfushor ofenziv, ndërsa eksperienca e tij e madhe në futbollin vendor do të ndihmojë FC Shkupin si në garat europiane, ashtu edhe në kampionatin e ardhshëm vendor.

Kalanoski në Ligën e Parë numëron 138 ndeshje, ku ka regjistruar edhe 18 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply