Alban Miftari e mbyll me Bylisin

Gardiani shkupjan, Alban Miftari e ka mbyllur aventurën e tij te Bylisi në futbollin shqiptarë. Miftari e nisi mjaft mirë sezonin e sapo mbyllur në Ligën e Parë shqipare me Bylisin, për të cilën skuadër në 10 ndeshjet e para pranoi vetëm 1 gol.

Ai ishte i pazëvendësueshëm në 11 xhirot e para të sezonit të kaluar, mirëpo një lëndim paksa më i rëndë e detyroi atë që të pushojë për disa muaj nga terrenet futbollistike.

Në pjesën e dytë të sezonit, Miftari u paraqit në 4 ndeshje të tjera, duke dhënë kontributin e tij dhe duke ndihmuar skuadrën e Bylisit për tu rikthyer në mesin e më të mirëve në futbollin shqiptarë.

Kujtojmë, Miftari një sukses të tillë kishte arritur edhe me Skopjen, kur dy edicione më parë kishte ndihmuar këtë skuadër për tu inkuadruar në Ligën e Parë të Maqedonisë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i rradhës i Miftarit, gardianit 26-vjeçar, i cili gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me FC Shkupin, Vardarin e Forinës, Skopjen, Ferizajin dhe FC Vitinë. (infOSport.mk)

Leave a Reply