Super Bardhi, Maqedonia avanson ndaj Gjibraltarit (VIDEO)

Maqedonia ka avansuar ndaj Gjibraltarit në ndeshjen e dytë që ekipi përfaqësues i vendit po e zhvillon në kuadër të grupit 4 të Ligës “C” në Ligën e Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia që nga fillimi kishte inciativën, duke kërkuar golin me anë të Trajkovskit, i cili edhe pse shënoi, goli i tij u anulua, që më pas Milan Ristovski të godet traverzën, derisa Bardhi pas një kombinimi të shkurtër nga rivënia e këndit me Ezgjan Alioskin, mjaft mirë depërtoi në zonën kundërshtare, ku pasi kaloi disa futbollistë kundërshtarë me të djathtën e tij shënoi një gol mjaft të bukur për rezultat 1:0.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 21-të, ndërsa vetëm disa minuta më herët pas një gabimi të madh të Musliut, Gjibraltari ishte shumë pranë golit, mirpëo edhe pse doli i vetëm para portierit Deni Iliev, sulmuesi i vendasve  Valarino nuk arriti të shënojë, duke prekur vetëm pjesën e jashtme të rrjetës. (infOSport.mk)

Leave a Reply