Spanja ka zhgënjyer sërish, teksa sonte ka dalë me barazim 2:2 nga transferta kundër Republikës Çeke, njofton “infOSport.mk”.
Iberikët dominuan ndeshje, duke diktuar tempon, por edhe duke krijuar raste, megjithtë në dy raste panë veten në disavantazh, duke barazuar fillimisht me Gavin, e më pas me Inaki Martinez.
Portugalia e Kristiano Ronaldos demoloi Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit, duke e mundur me rezultatin e thellë 4:0.
Serinë e golave për luzitanët e hapi Karvaljo, ndërsa më pas ishte Kristiano Ronaldo që shënoi dy herë brenda pak minutash dhe mbylli llogaritë e sfidës.
Në pjesën e dytë emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Zhoao Kanselo.
Pas dy ndeshjeve të para, Portugalia dhe Republika Çeke kryesojnë grupin me nga 4 pikë, të ndjekura nga Spanja me dy pikë dhe Zvicra e fundit me një pikë. (infOSport.mk)