Greqia në vizitën e saj të tretë, ka regjistruar edhe fitoren e dytë përballë Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vazhduar efikasitetin e plotë në kuadër të ciklit të ri të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo fitorja e dytë për “helenët” në grupin 2 të Ligës “C”, aty ku më herët Qiproja dhe Irlanda e Veriut barazuan pa gola.
Greqia shënoi fitore 1:0, falë golit të kapitenit Bakasetas në minutën e 36-të.
Kosova deri në ato momente ishte kundërshtarë më i mirë, duke krijuar raste shënimi, mirëpo pa finalizim.
Edhe pjesa e dytë nisi mjaft mirë për Kosovën që sulmonte, por asessi të shënonte. Loja e “dardanëve” pësoi rënie pas kartonit të kuq të Fidan Alitit në minutën e 72-të, kur grekët filluan të sulmojnë më shumë, ndërsa në saje të një loje të tillë sulmuese, portieri Aro Muriç në minutën e 91-të ishte i detyruar që të intervenoë jashtë 16-të metërshit të tij, duke u ndëshkuar kështu direkt me karton të kuq, ashtu që në fund Kosova me 9 lojtar në fushë, nuk mund të bënte më shumë, vetëm se të pësonte disfatën e parë në kuadër të grupit.
Ndeshjen e rradhës Kosova sërish do ta zhvillojë si vendas, me 9 qershor kundër Irlandës së Veriut. (infOSport.mk)