Maqedonia U21 pas pak do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të ciklit eliminator, për kualifikim në Europianin e vitit 2023, njofton “infOSport.mk”.
Shpresat e vendit si pjesë e grupit “H” sot do të luajnë kundër Ukrainës, ndeshje kjo që për shkak luftimeve që po zhvillohen në këtë vend, do të zhvillohet në Turqi me fillim në ora 19:45.
Tashmë të dy trajnerët kanë vendosur edhe për futbollistët me të cilët do të zbresin në fushë, ashtu që te Maqedonia për dallim nga ndeshja e fundit kundër Armenisë, trajneri Kanatllarovski është vendosur për të bërë disa ndryshime, madje edhe në skemën e formacionit.
Për dallim nga ndeshja me Armeninë kur ishte vendosur të luaj me skemën 4-2-1-3, sot Kanatllarovski do të luaj me formacionin 4-3-3, me Stankovskin që do të jetë më i avansuar në krahë dhe Tasevskin, që do e ndihmojnë Ilievskin e avansuar. Ndryshime gjithashtu edhe në mesfushë, aty ku vendin e Florent Ramadanit do ta zë Zlatkov, teksa në mesfushë gjithashtu do të luaj edhe Todorovski.
Ndryshime nuk kemi vetëm në repartin e mbrojtjes, aty ku para portierit Denkovski do të manovrojnë Hajdari dhe Sheji në krahë, si dhe Manev dhe Mlladenovski në qendër. (infOSport.mk)