Pas fitores 2:0 ndaj Qipros në sfidën e parë të Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Kosovës do të kërkojë edhe triumfin e dytë, teksa duke nisur që nga ora 20:45 do të përballet me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Një takim shumë i rëndësishëm për të dyja kombëtaret të cilat do të kërkojnë të vazhdojnë me serinë e fitoreve në këtë turne.
Për këtë përballje janë publikuar edhe formacionet zyrtare me të cilat dy kombëtaret do të zbresin në fushën e blertë.