Lionel Messi ka zhvilluar një super ndeshje sonte ndaj Estonisë, duke mundur i vetëm kombëtaren europiane në një miqësore të zhvilluar në stadiumin “Pamplona” të Osasunës në Spanjë, njofton “infOSport.mk”.
Ylli i Paris Sen Zhermen morri në krahë i vetëm këtë ndeshje, duke vallëzuar thjesht ndaj estonezëve, duke shënuar që të 5 golat.
Dy gola “pleshti” realizoi gjatë pjesës së parë, ndërsa 3 të tjerët në pjesën e dytë, kur vazhdoi me “shoun” e tij.
Me 5 golat e shënuar sonte, Messi arriti në kuotën e 86 golave të shënuar me fanellën e Argjentinës në 162 ndeshje. (infOSport.mk)