Portali i njohur statistikor “Transfermarkt” ka përditësuar vlerën e transfertave të lojtarëve në kampionatin spanjoll.
Sipas të dhënave më të reja të këtij portali, sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior është bërë lojtari më i shtrenjtë.
Tarifa e tij e re e transferimit ka arritur në 100 milionë euro. I dyti në listë është mesfushori i Barcelonës, Pedri, i cili kap vlerën e 80 milionë eurove në merkato.
Top-3 mbyllet me Federiko Valverde të Real Madridit dhe sulmuesin e Atletiko Madridit, Zhoao Feliks, 70 milionë euro secili.
Kujtojmë se Real Madridi fitoi kampionatin spanjoll dhe fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin 2021/22. Vinicius bëri 52 paraqitje për Real Madridin, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 20 asistime.