Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Shkëndija ndërpret bashkëpunimin edhe me Jan Krivak

Jan Krivak është futbollisti i rradhës që largohet nga rradhët e Shkëndijës. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që me datë 28 maj, kur njëkohësisht kishte njoftuar edhe për largimet e brazilianit Andre Mensalao dhe kamerunasit, Xhesie Guera Djou.

Largimi i këtyre dy të fundit ndodhi gjatë ditës së djeshme, kur nga tabori i “kuqezinëve” njëkohësisht njoftuan edhe për largimin e sulmuesit Kire Markoski.


Ashtu siç e paralajmëruam, Shkëndija ndërpret bashkëpunimin me Xhesie dhe Mensalao


Plotë 4 largime nga Shkëndija, skuadër kjo që është në pritje të emërimit të trajnerit të ri, me të cilin do të vijnë edhe përforcimet e reja.

Kujtojmë, Jan Krivak te Shkëndija erdhi janarin e vitit 2020 nga rradhët e skuadrës çeke të Karvina. Edicionin e kaluar, Krivak me Shkëndijën u paraqit në 27 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola, ndërkohë gjithsej me fanellën “kuqezi” i njëjti regjistroi 60 ndeshje dhe 5 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply