Ismet Munishi, një ndër trajnerët më të përfolur në futbollin kosovar, edicionin e ri do udhëheqë skuadrën e Prishtinës.
Një gjë të tillë ka bërë të ditur edhe vetë Munishi, i cili nuk ka humbur shumë kohë, dhe sapo u përhapën lajmet në mediat kosovare për marrjen e timonit të Prishtinës, ai në profilin e tij në “Facebook” kishte vendosur logon e “Plisave”, tifo grupit që mbështesin Prishtinën.
Mbetet për t’u parë si do ndryshojë situata në klubin kryeqytetas, të cilët kaluan një sezon të dështuar.
47-vjeçari gjilanas ka një karrierë të pasur edhe si trajner, derisa së fundmi drejtonte dy ndër skuadrat më të mira viteve të fundit në futbollin kosovar, Ballkanin dhe Gjilanin. (infOSport.mk)