KF Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi për 3 vitet e ardhshme me njërin ndër futbollistët më të dalluar të Ferizajt, Albion Kurtaj.
Sulmuesi i krahut të majtë në 26 paraqitje në edicionin e kaluar me Ferizajin në Ligën e Parë kosovare, kishte regjistruar 10 gola dhe 9 asistime, duke ndihmuar tashmë ish skuadrën e tij për tu rikthyer në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar.
Drejtuesit e Llapit janë të kënaqur me këtë transferim, pasi pikërisht Kurtaj besojnë se do t’i jap forcë shtesë repartit ofenziv drejt realizimit të objektivave të klubit si në Evropë, ashtu edhe në edicionin e ardhshëm të Superligës.