FC Shkupi ka filluar të bëhet aktiv në merkato, teksa informacionet e fundit për “infOSport.mk”, thonë se kampionët e vendit kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin kosovar të Skënderbeut, Melos Bajrami.
Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 20-vjeçar, i cili te FC Shkupi pritet të plotësojë zbrastirën e krijuar pas largimit të Fati Ismailit.
Bajrami edicionin e kaluar me Skënderbeun luajti në 21 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, duke realizuar edhe 1 gol.
Ndryshe Bajrami është prodhim i shkollës së Ballkanit të Suharrekës, që këtë vit u shpall kampione e Kosovës.
Kujtojmë pjesë e FC Shkupit në edicionin e ri pritet të jetë edhe mesfushori difenziv i Bregallnicës, Kristijan Ackovski, i cili në të kaluarën mbronte ngjyrat e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë. (infOSport.mk)