Burhan Mustafa braktis Rabotniçkin, transferohet te Gostivari!

Burhan Mustafa, gardiani shkupjan, i cili së fundmi ishte pjesë e Rabotniçkit në elitën e futbollit vendor, ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë te Gostivari, skuadër kjo që bënë gara në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Bazuar në emrat e skuadrave, por edhe rangut të garave, lirisht mund të themi se ky vendim i portierit Mustafa është një gabim dhe një hap mbrapa, mirëpo nëse kemi parasysh ambiciet e KG Gostivari, atëherë është më se e qartë se pse gardiani shkupjan ka pranuar ofertën e këtyreve të fundit.

Mustafa ka një karrierë të bujshme në futbollin vendor, ku gjithçka kishte nisur nga FC Shkupi, për të vijuar më pas të jetë pjesë edhe e ekipeve si Milano nga Kumanova, Dritës së Bogovinës, EuroMilkut nga Shkupi, Borecit nga Velesi dhe së fundmi Rabotniçkit, për të cilën skuadër edicionin e fundit kishte bërë 14 paraqitje, duke pranuar po aq gola.

Vlen të theksohet se 31-vjeçari Mustafa kishte pasur edhe një aventurë të shkurtër 6 mujor në futbollin kosovar,duke mbrojtur ngjyrat e KF Ferizajt. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply