Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka uruar kombëtaren e Ukrainës për fitoren ndaj Skocisë.
Skuadra e Aleksander Petrakov fitoi ndeshjen gjysmëfinale të “play-off-it” të kualifikimeve të Kupës së Botës 2022 me rezultatin 3:1, duke siguruar një vend për ndeshjen finale, atë të 5 qershorit kundër Uellsit.
“Ka momente kur shumë fjalë nuk duhen! Thjesht krenari! Thjesht faleminderit djema! Dy orë lumtur.Ata luftuan. Ne fituam. Gëzim për ushtrinë tonë, për të gjithë vendin tonë. Ne të gjithë po luftojmë, secili në frontin e tij, pikërisht për këtë. Për flamurin tonë kaltër e verdhë, për stemën tonë në zemër, për “Ukraina nuk ka vdekur ende…”, e cila nuk mund të mbytet.
Ne luftojmë, luftojmë, qëndrojmë, fitojmë”, shkruan kreu i shtetit ukrinas në Instagram.