Bullgaria dhe Maqedonia sot startojnë ciklin e ri të garave në kuadër të Ligës së Kombeve, edicioni i tretë ky i këtij formati më të ri në nivel kombëtaresh, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja në fjalë starton në ora 18:00 në qytetin e Razgrad, ndërsa të dy trajnerët e ekipeve kombëtare tashmë kanë bërë publik formacionet me të cilët do të zbresin në fushë.
Për shkak të mungesave të dyshes së Dinamo Zagrebit, Arijan Ademit dhe Stefan Ristovskit, trajneri Bllagoja Milevski ishte u detyruar që të bëjë disa ndryshime në formacion, për dallim nga dy ndeshjet e fundit të balotazhit, kundër Italisë dhe Portugalisë.
Ashkovski do të zëvendësojë në krahun e djathtë të mbrojtjes kapitenin Ristovski, ndërkohë Spirovski morri përparësinë para Boban Nikollov në mesfushë.
Më poshtë mund të shihni formacionet e të dyja kombëtareve: