Maqedonia e nis me barazim ciklin e ri në Ligën e Kombeve (VIDEO)

Maqedonia e Veriut e ka nisur me barazim edicionin e ri në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”. Të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit barazuan 1:1 në transfertën ndaj Bullgarisë në ndeshjen e grupit 4 të Ligës “C” që u zhvillua sonte në Razgrad në stadiumin “Juvefarma Arena”.

Kiril Despodov shënoi golin e epërsisë për Bullgarinë në minutën e 13-të, kur në mënyrë perfekte mbylli kombinimin me Todor Nedelev

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë nisi mbarë për “verdhekuqtë” që vetëm pas 5 minutave të kaluara në këtë pjesë me anë të Milan Ristovskit arritën që të barazojnë shifrat në 1:1.

Në minutat shtesë të takimit arbitri kryesor Zheremi Pinjar tregoi në pikën e bardhë në favor të Bullgarisë, mirëpo pasi ndoqi situatën përmes monitorit të sistemit VAR, vendosi që ta ndryshojë mendimin e tij.

Në fund barazim 1:1 mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, dy përfaqësuese këto që fitoren e parë në kuadër të këtij cikli eliminatorë do të duhet ta kërkojnë në ndeshjet e rradhës, ato të 5 qershorit, kundër Gjeorgjisë, gjegjësisht ndaj Gjibralarit. (infOSport.mk)

Leave a Reply