Sot është dita kur në terren do të zbresin dy përfaqësueset futbollistike të vendit, ajo e seniorëve dhe juniorëve, njofton “infOSport.mk”.
Siç e dimë, Maqedonia A e Bllagoja Milevskit do të përballet me Bullgarinë sot në ora 18:00 në Razgrad, me çka nis ciklin e ri të garave në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërkohë një orë më herët shpresat e vendit do të përballen me Armeninë në Shkup, në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2023.
Kur ka mbetu edhe një orë e gjysmë deri te starti i takimit midis Maqedonisë U21 dhe Armenisë U21, trajneri Dragan Kanatllarovski, tashmë ka bërë zyrtarë formacionin me të cilin do të zbres në fushë.
Edhe Kanatllarovski si duket ka marrë modelin e Milevskit dhe Angellovskit, për të nisur ndeshjen me 5 futbollistë shqiptarë.
Adrian Hajdari dhe Blerton sheji do të manovrojnë në krahët e mbrojtjes, Florent Ramadani dhe Sefer Emini do jenë dirigjues të mesfushës, ndërkohë Arbo Vosha do të jetë një armë shtesë në krahun e majtë të sulmit.
Më poshtë mund të shihni edhe formacionet zyrtare: