Një super lajm për Shqipërinë dhe Kosovën vjen nga shtëpia e futbollit europian, UEFA, që i’a ka besuar shtetit tonë fqinjë organizimin e Kampionateve Europiane U17 dhe U19 në konkurrencë për femra.
Nikoqire e turneut kualifikues tek grupmosha e U17 do të jetë Shqipëria, edhe atë nga data 18, deri më 24 tetor 2022. Ndërkohë, shorti deshi që në një grup të njëjtë, në kuadër të Grupit B2 të Ligës B, të shortohen Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Moldavia.
Për eliminatoret e grupmoshës 19-vjeç, UEFA ia ka besuar turneun kualifikues Kosovës, teksa në Ligën B në Grupin B5 së bashku me Kosovën do të jenë Bullgaria dhe Gjibraltari. Ky event do të zhvillohet prej 7 deri më 15 nëntor 2022.