Strategu shkupjan, Zekirija Ramadani e ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën shqiptare të Egnatias, njofton “infOSport.mk”.
Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi rrogozhinasit siguruan qëndrimin mes më të mirëve në futbollin shqiptarë, të paktën edhe për një sezon. Edhe pse mendohej se Ramadani, do të vazhdojë edhe sezonin e ri me Egnatian, ka qenë vetë shkupjani që ka marrë këtë vendim, për të cilin ka njoftuar përmes një “Insta-Story”.
Ramadani falënderon të gjithë stafin e skuadrës për mbështetjen e dhënë, ndërsa i uron Egnatias suksese në kampionat.
“Të dashur miq, doja të ju informoj, se sot përfundimisht mbyllëm bashkëpunimin me Egnatian. Ishte një sezon me shumë vështirësi për të gjithë, por bashkë siguruam edhe për një sezon qëndrimin në Superiore.
Dua që të falënderoj të gjithë ata që ishin me mua në këtë rrugëtim, punëtorët e fushës, ish-drejtorët e klubit, futbollistët që dhanë gjithçka për këtë arritje, faleminderit edhe tifozëve të Egnatias për mbështetjen që na dhanë.
Faleminderit dhe Presidentit Agim Demrozi që gjithë kohën ishte afër ekipit, dhe suksese në kampionatin e rradhës”, ka shkruar Ramadani, i cili drejtimin e Egnatias e morri me 6 dhjetor të vitit të kaluar.
Ai Egnatian e udhëhoqi në 28 ndeshje, duke regjistruar 7 fitore, 7 barazime dhe 14 disfata. (infOSport.mk)