FC Shkupi 2004 fituese e Kupës, mundi Shkëndijën në finalen e madhe në Ohër

FC Shkupi dhe Shkëndija, gjenerata 2004 sot në Ohër në stadiumin “Burimet e Biljanës” zhvilluan finalen e Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 1:1, ashtu që fituesin e përcaktuan goditjet nga pika e bardhë, e ku më të suksesshëm dolën të jenë futbollistët e FC Shkupit.

Skuadra nga Çairi, avansoi vetëm pas dy minutave lojë me anë të sulmuesit Erion Shuku, ndërsa nuk vonoi shumë dhe erdhi kundëprërgjigjja e futbollistëve të Shkëndijës, të cilët përfituan nga një moskujdesi në mbrojtjen e “bardhekaltërve”, kur përmes një rivënie anësore ekzekutuan një sulm të shpejtë dhe përmes Besian Shabanit barazuan rezultatin.

Dy gola të shënuar brenda 5 minutave të para dhe shumë raste nga  të dyja skuadrat, në veçanti FC Shkupit, skuadër kjo që në pjesën e parë lëshoi edhe 4-5 raste ideale për gol.

Pjesa e dytë ishte disi më e rezervuar, me të dyja skuadrat që nuk dëshironin të rrezikonin aq shumë dhe sikurse i mendonin që parakohe penaltitë.

Këtu fati ju buzëqeshi futbollistëve të FC Shkupit , të cilët ishin të pagabueshëm dhe në fund shënuan fitore 5:3.

Besian Shabani, nuk arriti që të shënojë që në serinë e parë, kjo falë intervenimit të portierit Emre Ramadani, i cili në këtë mënyrë doli të jetë më i merituari për këtë trofe të gjeneratës 2004 të FC Shkupit.

 

Finalja e Kupës së Maqedonisë, Gjenerata 2004 – sezoni 2021/2022

FC Shkupi

1:1 (5:3 pen.)

Shkëndija

Erion SHUKU Gol Besian SHABANI X
Kadir BELA Gol Ersin SHABANI Gol
Muaz SALIJI Gol Daut KARIMANI Gol
Lavdrim POLIKU Gol Florim ASANI Gol
Omerfaruk SULEJMANI Gol

Leave a Reply