Nuk do të ketë pushime të gjata për skuadrat e pesë kampionateve më të forta në Evropë. Me Kampionatin Botëror që do të luhet në Katar në nëntor, ligat më të forta do të nisin shumë shpejt me përgatitjet e tyre.
Premierliga do të nisë më 6 gusht dhe do të përfundojë me 28 maj.
Seria A starton në 13-14 gusht dhe përfundon në 3 qershor.
Ndërkohë që kampionati spanjoll do të luajë javën e parë më datë 12 gusht.
Bundesliga e cila gjithmonë nisë më shpejt nga të gjitha kampionatet do të startojë më 5 gusht dhe do të përfundojë më 27 maj.
Messi me shokë do të nisin nga puna më datë 6 gusht dhe do ta mbyllin kampionatin më datë 4 qershor 2023.