Vedat Muriqi bëri një super sezon debutues në një nga ligat më të fuqishme europiane, La Liga, duke mbajtur veshur fanellën e Majorkas.
Muriqi në 16 ndeshje me Majrokën në La Liga, regjistroi 5 gola dhe 3 asiste, duke ndihmuar këtë skuadër për të mbijetuar në mesin e më të mirëve në futbollin spanjoll.
Pikërisht kjo bëri që të lind një dashuri mes lojtarit dhe klubit, gjë të cilën e konfirmon edhe spanjollja, “OkDario”, sipas së cilës sulmuesi shqiptarë nga Prizreni i Kosovës dhe klubi spanjoll kanë arritur marrëveshjen mes tyre për 4 vitet e ardhshme, por tashmë gjëja më e vështirë mbetet arritja e marrëveshjes me klubin që zotëron të drejtat e tij, Lacion, i cili do të ishte i gatshëm të zbriste në 10 milionë euro çmimin e lojtarit, klauzola e blerjes së të cilit ishte 12 milionë euro.
Lacio u ka dhënë dritën jeshile drejtuesve të Majorkas për blerjen e plotë të kartonit të Muriqit, por si duket edhe shifra e 10 milion eurove që kërkojnë “lacialët” përbënë problem.
Në rast se realizohet një gjë e tillë, atëherë Muriqi do të bëhej blerja më e shtrenjtë në historinë e Majorkas, duke tejkaluar edhe transferimin e legjendës kamerunase Samuel Eto, i cili gjatë vitit 2001 nga reali i Madridit kishte arritur për një shifër prej 6 milion euro, shifër kjo që kishte mbuluar 50 % nga blerja e të drejtave të Samuel Eto’s.