Maqedonia niset drejt Bullgarisë, nis misioni Liga e Kombeve

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sot përmes një fluturimi çarter, është nisur drejt Bullgarisë, aty ku me 2 qershor do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Ekspedita “verdhekuq” fillimisht do të zbres në qytetin e Varna, që më pas me autobusë të drejtohen drejt qytetit të Razgrad, aty ku edhe do të zhvillojë ndeshjen kundër ekipit përfaqësues bullgar.

Stërvitjen e parë në fushën e stadiumit të Ludogorets, të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski, do ta kenë nesër pas dite, kur edhe do të zhvillohet konferenca për shtyp para gazetarëve, e ku do të flasin trajneri dhe kapiteni, Enis Bardhi.

Ndeshja midis Bullgarisë dhe Maqedonisë në program është të enjten, njëjtë sikurse edhe ndeshja tjetër e grupit 4 të Ligës “C”, ku mejdanin do të ndajnë Gjeorgjia dhe Gjibraltari.

Menjëherë ditën e nesërme, delegacioni i Maqedonisë nga Varna do të fluturojë drejt Malagës, për të arritur në Gjibraltar, kundërshtari ynë i dytë në ndeshjet e qershorit, ku gjithashtu në Shkup do të luajmë ndaj Armenisë dhe Gjibraltarit. (infOSport.mk)

Leave a Reply