Karlo Xhakomuci ka folur në mediat italiane sa i përket Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar ka prej kohësh interesimin e Napolit, që po kërkon zëvendësuesin e Osimhen.
Menaxheri dhe eksperti i futbollit anglez i ka sqaruar italianëve se me Brojën mund të gjejnë Higuainin e ri, që dikur do të shpërthente me gola te Napoli.
“Është lojtar që në zonën e portës kundërshtare është i rrezikshëm, i zgjuar, mendjemprehtë, në pritje të gabimit të rivalit. Ka një mentalitet të mirë dhe është fizikisht i fortë. I ka të gjitha cilësitë, por duhet të shohim se çfarë i duhet Napolit. Është i ndryshëm nga Osimhen, por nëse te Napoli dëshirojnë një lojtar si Higuain, Broja është i përshtatshëm”, tha Xhakomuci.
Kujtojmë se Thomas Tuchel do e grumbullojë Brojën me ekipin e parë në fazën përgatitore dhe do i jepet mundësia për të treguar vlerat e tij.
Në rast se e bind gjermanin, atëherë do qëndrojë te Çelzi, në rast të kundërt do huazohet ose shitet diku tjetër, pasi ka shumë kërkesa për transferimin e tij.