Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet për ndeshjet e sezonit të ri në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë në muajin qershor ndeshen me Islandën dhe Izraelin, derisa me 13 qershor luajnë miqësoren kundër Estonisë.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, thotë së Shqipëria ciklin e ri në Ligën e Kombeve synon ta nis me fitore.
“Objektivi është ta nisim Ligën e Kombeve me rezultat pozitiv. Të stërvitemi mirë dhe të japim gjithmonë maksimumin” – u shpreh fillimisht fantazisti i Empolit, i cili tha se ndihet shumë mirë në ambientin kuqezi.
“Ndihem shumë mirë me skuadrën. Jemi një skuadër miks, me lojtarë me eksperiencë dhe të rinj. Nuk shihet mosha, jemi të gjithë bashkë dhe kjo është shumë mirë për ne”, theksoi Bajrami, futbollisti shqiptarë me origjinë nga Tetova, i cili deri më tani me fanellën “kuqezi” të Shqipërisë, ka zhvilluar 6 ndeshje.