Makedonija GJ.P si fituese e Kupës, aventurën europiane në kuadër të Ligës së Konferencës do ta nis direkt nga raundi i dytë, për dallim nga Shkëndija dhe Akademia Pandev, që do të duhet të nisin gjithçka që nga raundi i parë, njofton “infOSport.mk”.
Edicionin e kaluar, tre skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë, FC Shkupi, Struga Trim Lum dhe Sileksi si fitues i Kupës, i nisën garat që nga raundi i parë, mirëpo këtë vit fituesi i Kupës i vendit tonë do të tejkalojë raundin e parë, duke nisur gjithçka nga turi i dytë.
Ndryshimi ka ndodhur për shkak të përjashtimit të skuadrave ruse nga kompeticionet europiane, por edhe spostimit për mirë të disa klubeve të tjera që duhet të merrnin pjesë në Ligën e Konferencës, por falë rezultateve të marra së fundmi në Europë kanë bërë që të lënë vende bosh, gjë e cila favorizon fituesin e Kupës së Maqedonisë.
Ajntrahti i Frankfurtit, me fitimin e Ligës së Europës, ka siguruar pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Kampionëve, duke mos u përfshirë në veprimtarinë e tretë europiane.
Gjithashtu, bonus për fituesin e Kupës së Shqipërisë ishin edhe arritjet e fundit të Lajpcigut në Gjermani, Uest Hemit në Angli, si dhe të skocezëve të Glasgou Renxhërs.
Në këto kushte, fituesi i Kupës së Maqedonisë i ka të garantuara 450 mijë euro nga pjesëmarrja në turin e dytë të Ligës së Konferencës, edhe në rast eliminimi.
Ndërkohë nëse Shkëndija apo Akademia Pandevi që garat eLigës së Konferencës do i nisin që nga turi i parë, në rast se arrijnë të prekin raundin e dytë dhe eliminohen, kanë të garantuara nga 550 mijë euro, 100 mijë më shumë, që është shuma e bonusit të pjesëmarrjes në turin e parë.