Mesfushori i kombëtares shqiptare transferohet në Skoci

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Skoci te skuadra e Aberdin, një ndër kundërshtarët e Shkëndijës në garat e Liga Europës, njofton “infOSport.mk”.

Ramadani së fundmi ishte pjesë e skuadrës hungareze të MTK Budapest, që ra në ligën e dytë në Hungari.

Me Aberdin, ku më parë ka luajtur edhe Florian Kamberi, Ramadani do të firmosë kontratë 2-vjeçare, me opsion edhe një sezon shtesë.

Sipas “Supersport”, Ramadani të hënën do të kryejë vizitat mjekësore në Tiranë, pasi është grumbulluar me Shqipërinë për duelet e Ligës së Kombeve.

Kujtojmë Ramadani para se të transferohej në Hungari, luante në Danimarkë me ekipin e Vejle, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu i njëjti kishte veshur edhe fanellën e skuadrave shqiptare të Ferizajit, Prishtinës, Dritës dhe Partizanit të Tiranës. (infOSport.mk)

Leave a Reply