Partia “E Majta” ka dorëzuar nismën në Agjencinë për Rini dhe Sport për kryerjen e mbikqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese kundër FC Shkupi dhe FFM-së, kjo pasi skuadra nga Çairi bashkë me tifozët e saj kishte festuar pa asnjë flamur shtetëror, atë të Maqedonisë së Veriut.
Sipas “Levicës” nga ana e grupit të tifozëve “Shvercerat” të FC Shkupit në ndeshjen kundër Akademia Pandevit më 17 Maj të këtij viti, janë shfaqur flamuj të Shqipërisë kurse nuk është vendosur flamuri i RMV-së, që sipas tyre, shkelen nenet 7, 15, 16 dhe 17 të Ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Maqedonisë.
Për këto shkaqe dhe përmes nismës dorëzuar në Agjencinë për Rini dhe Sport, “Levica” kërkon të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore kurse pas konstatimit të situatës faktike, të miratohen akte përkatëse.